Del nga spitali psikiatrik Blerta Josifi,cilat do të jenë deklaratat e saj për familjarët e vetëflijuar?

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E mbijetuara e vetme e ngjarjes së rëndë që u zbulua një muaj më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë, Blerta Josifi, ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Ajo u shtrua në spitalin psikiatrik pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në kryeqytet, ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara pasi besonin se do të ringjalleshin, dhe ku vetë 34-vjeçarja kërkonte ndihmë mjekësore, për shkak të mungesës së ushqyerjes për një kohë të gjatë.

Ngjarja e cila u zbulua pasditen e 2 korrikut, ku Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar, vijon që të mbetet e mistershme, ndërsa para drejtësisë nuk është vendosur asnjë person.

Trupi i vajzës 30-vjeçare Anisa Josifi u gjet nga ekspertët e policisë në dhomën e saj të gjumit, e mbuluar me batanije dhe sipas ekspertizës kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë. Ndërsa, Blerta Josifi, e cila i mbijetoi vetëflijimit u dërgua në urgjencë ku ju dha ndihma mjekësore.

Para hetuesve ajo mes lotësh është shprehur se ka humbur familjen, ndërsa ata nuk i dinin sakrificat që kanë bërë për tu ringjallur. Nuk dihet ende nëse vetë Blerta do të përballet me drejtësinë, apo do të tregojë emrat e atyre që e kishin shtyrë familjen e saj që të kryente rite të tilla satanike.

Zjarr Tv Ad