Del përgjigjja e testit të dytë për Erion Veliajn, kryebashkiaku rezulton negativ, vendos të rikthehet në punë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy  ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prononcua për Faxweb.al ku tha se nuk është dërguar për kurim jashtë vendit sikurse u përfol në disa media, ndërsa kishte dalë negativ në testin e parë për Covid-19, duke shtuar se ‘nesër pres përgjigjen e testit të dytë’.

Mësohet se përgjigja e testit të dytë për Veliajn ka dalë, ndërsa fatmirësisht e ka kaluar betejën me virusin Covid. Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e cila po ashtu ka dalë nëgative.

Pas kësaj përgjigje, kryebashkiaku ka vendosur të rikthehet në punë normalisht në Bashkinë e kryeqytetit të cilën e drejton prej 5 vitesh.

Veliaj tha dy ditë më parë për Faxweb.al  se ndodhet në shtëpinë e tij, në pritje të testit të dytë, që bëhet për të kuptuar nëse është shëruar plotësisht nga Covid 19, pasi i pari i ka dalë negativ. Ndërkohë që në këto ditë kur ka qenë i detyruar që të qëndrojë në shtëpi, Veliaj ka vijuar punën online me stafin e ngushtë të Bashkisë, ku ka ndarë edhe detyrat.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj.

Veliaj e njoftoi faktin se ishte prekur nga Covid 19 në një postim në rrjetet sociale në datën 28 Korrik, pra rreth dy javë më parë. Fatmirësisht kreu i Bashkisë e ka kaluar këtë virus pa pasoja të rënda në shëndetin e tij dhe të familjes.

”Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, ishte apeli i Veliajt për qytetarët.

Zjarr Tv Ad