Dëm 820 mln lekë – Paditet BKT për mashtrim!

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një bankë dhe tre punonjëse të saj në Tiranë janë akuzuar për mashtrim ndaj një personi në shumën e 820 milionë lekëve. Sipas Prokurorisë skemë e mashtrimit janë tre punonjëse të bankës, të cilat i kanë shkaktuar një biznesmeni dëmin me paratë që depozitoi dhe nuk i mori më pas.
BKT dhe tre punonjëse të saj janë nën hetim prej një viti nga Prokuroria e Tiranës dhe së shpejti pritet të përfundojnë në Gjykatë si të pandehur për veprën e mashtrimit në dëm të një klienti.

Siç dyshon prokuroria punonjëset e bankës kanë vepruar në dëm të shtetasit Ardian Dauti, të cilit i është shkaktuar një dëm prej 820 milionë lekë.
Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi së bashku me bankën ku ato punojnë pritet të ballafaqohen në Gjykatë me akuzën e Prokurorisë së kryeqytetit, për dyshimet se duke shfrytëzuar mirëbesimin e një klienti e kanë bindur atë të hedhë në një llogari tjetër shumat e 300 mijë dollarëve dhe 41 milionë lekëve.
Duke ju referuar pamjeve filmike në ambientet e Bankës, kallëzimit të Ardian Dautit dhe deklaratave të marra, organi i akuzës pretendon se gjithçka ka ndodhur në 9 dhjetor 2017.
Prokuroria dyshon se tre punonjëset kanë ndihmuar një tjetër të pandehur biznesmenin Lefter Sulkaj duke kryer veprime fiktive në favor të shoqërisë Sulkaj edhe kjo nën hetim të cilës i kanë kaluar shumën e mësipërme. Por në fund të ditës gjatë mbylljes së bilancit dhe nga gropa e krijuar, punonjëset kanë thirrur klientin tjetër Ardian Dauti që i kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e situatës.
Për ta bindur Dautin, punonjëset e bankës i kanë premtuar thotë prokuroria se shuma do t’i kthehej në kohë duke i paraqitur të dhëna të pavërteta se shtetasi Sulkaj kryente transaksione me shuma të mëdha financiare.
Siç shton Prokuroria punonjësja e Bankës ka prezantuar të dy klientët me njëri-tjetrin. Pas depozitimit të vleftave nga Dauti në llogarinë e Sulkaj ai nuk ka kryer asnjë tërheqje kesh të parave, çka sipas prokurorisë hedh dyshime se këto veprime janë kryer për të mbuluar transaksionin fiktiv.
“Veprimet në Bankë me qëllim mashtrimin”, shprehet prokurori Valentin Prenci, “janë të provuara”. Prokuroria thotë se edhe Banka do të dalë si e pandehur përderisa nuk ka vepruar për të zbuluar veprimet e punonjësve që kanë shkelur manualin. Si rrjedhojë thotë Prokuroria mund të konkludohet se banka nuk ka mekanizmat e duhur për të mbrojtur klientët e saj.

Zjarr Tv Ad