Dëm shtetit katër miliard lekë, Drejtoria e Hetimit Tatimor çon në prokurori 54 biznese

0
285
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Hetimit Tatimor në zbatim të Planit të Masave në kuadër të luftës kundër informalitetit është fokusuar në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave, krahas kontrolleve në të gjithë territorin.

Në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, janë referuar pranë këtyre organeve 54 subjekte tregtare, të cilët kanë shkaktuar një dëm financiar prej 4,065,727,172 lekësh.

Këto vepra penale kanë për autorë 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë.

Materialet e referuara në prokurori lidhen me vepra penale që përfshijnë: Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në, janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 304,186,002 lekë; Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej 799,400,872  lekë;  Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej 2,961,340,298 lekë; 16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800.000 lekë duke e çuar në 72 numrin e personave në hetim.

Zjarr Tv Ad