Demalia ngre alarmin dhe akuzon SPAK se me kërcënimin ndaj medias kërkon të marrë në mbrojte politikanët e përfshirë në krime

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i SPAK për t’i vënë kapakun dosjes “Dumani” dhe censuruar publikimin në media të dëshmisë së tij, duket se ka shkaktuar debate dhe madje trazuar ujërat në politikën shqiptare, median vizive dhe të shkruar, si dhe sistemin e drejtësisë. Të shumtë janë politikanët, avokatët, gazetarë e analistë, si dhe ekspertë të jurisprudencës që kanë dalë kundër vendimit të SPAK, sa i takon rastit të dëshmisë së serial killerit, Nuredin Dumani. Njëri prej tyre është analisti i njohur që jeton në SHBA, Ilir Demalia, i cili duke folur për dëshminë e Nuredin Dumanit u shpreh se Shqipëria është në një gjendje të rëndë. Ai tha se në dëshmitë e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës. Sipas tij, se nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies. “Shqipëria është në një gjendje të rëndë. Ku ka një vend që ndëshkohet për nxjerrjen e një sekreti, edhe pse nuk është sekret shtetëror. Ky është sekret për shtetarët, sepse nga dëshmia e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës. për kë bëhej fjalë? Dihet se kush janë pronarët e medieve kryesore në vend. Kush është njeriu që ruhet me bodigardë? Dihet se kush. Nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies. Në një vend normal edhe krimineli që është në burg, merret she transferohet në një burg tjetër. SPAK-u në vend që të shqetësohet për këtë gjë, shqetësohet se mos u dalin sekretet politikanëve. Aty thuhet se grupet politike kanë organizuar disa raste për të eliminuar pronarë mediesh”, deklaroi Demalia. Pak ditë më parë qarkulloi një lajm në mediat online se një pronar mediash ishte në shënjestër për t’u eliminuar, bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit. Ndërkohë, i pyetur nga “Ora Neës”, SPAK as nuk e mohoi dhe as e pohoi një gjë të tillë.

Reagon gazetari që nxori dëshminë e “Dumanit”

Nga ana tjetër, gazetari Elton Qyno në një intervistë për “Ora Neës” tregoi dje se si u njoh me urdhrin e SPAK që i ndalonte atij publikimin e mëtejshëm të fragmenteve nga dëshmia e “Dumanit” që kishte siguruar. Gazetari theksoi se nuk i druhet arrestimit, duke sqaruar se hetimi i SPAK ka objekt gazetarët por punonjësit e SPAK dhe Gjykatës, nga të cilët dyshohet se rrodhi informacioni. “Nuk kam frikë se më arrestojnë dhe as SPAK nuk kërkon të më arrestojë mua sepse nuk ka çfarë më do. Atje ka një hetim për nxjerrje sekreti hetimor dhe hetimi nuk ka objekt gazetarët por vetë punonjësit e SPAK dhe gjykatës që kanë nxjerrë informacionin që ne kemi publikuar. Kjo më është bërë me dije atë ditë. Por unë do bëhem objekt i procedimit penal nëse publikojmë dëshmi të tjera të Nuredin Dumanit”, deklaroi ai.

SPAK po shfaqet me dy standarte

Por pse shqetësohet SPAK nga publikimi i dëshmisë së Dumanit? Për këtë gazetari Qyno deklaroi dje se operacioni “Plumbi i Artë” ishte vetëm maja e ajsbergut pasi një valë e dy arrestimesh po përgatitet. “Në Ora Neës kam publikuar në 11 prill pendimin e Nuredin Dumanit. Informacionin e kisha nga dy burime. Kam kontaktuar prokurorin e çështjes dhe nuk e ka pranuar. Me 18 prill kam publikuar një lajm tjetër. SPAK ka reaguar duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim apo pendim të tyre për të treguar krimet. Por në 18 maj ndodhi operacioni “Plumbi i Artë” ku SPAK pranoi se kishte bashkëpunuar Dumani dhe për shkak të dëshmisë së tij ishin lëshuar 32 masa arresti. Njerëzit kryesorë të këtyre grupeve kriminale u shpallën në kërkim, ku e dinin këta se emrat e tyre ishin përmendur nga Dumani dhe SPAK kishte një procedim penal ndaj tyre? Rrjedhja e informacionit ka ceduar që nga momenti kur është penduar Henrik Hoxhaj, 30 mars 2022. “Plumbi i Artë” është vetëm maja e ajsbergut, besoj se dhe në ditët në vazhdim do të ketë arrestime të tjera. Një valë e dytë arrestimesh është duke u përgatitur”, nënvizoi gazetari Elton Qyno.

Zjarr Tv Ad