Demalia: Rama duhet të ishte tërhequr, barra e rëndë do t’ja thyejë karrocën e qeverisë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kriza politike nuk po merr zgjidhje, analisti Ilir Demalia, thotë se kryeministri Edi Rama duhet të ishte tërhequr dhe kohë dhe të mos mbante zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Për RTV Ora, Demalia parashikon se barra e rëndë që po akumulohet do ti kthehet mbrapsht shpejt dhe do t’ja thyejë karrocën e qeverisë.

Demalia: Në një përplasje të tillë, në një gjendje të tillë ku është bllokuar gjithçka, unë them që Rama jo duhet të tërhiqet, duhet të ishte tërhequr. Nuk duhet ti bënte këto zgjedhje.Në të ardhmen jo të largët e gjithë kjo barrë do t’ja rëndojë dhe thyejë karrocën e qeverisë.Nuk e di si aplikohet, po të isha në vend të Presidentit do të largohesha, merri të gjitha.

Ndërsa politika i ka sytë nga ndërkombëtarët, posaçërisht nga Gjermania, Demalia ka këtë koment.

Demalia: Jemi ngopur me këto vizitat. Gjermania meqë na dashka kaq shumë, e dini që ka partner kryesor në tregti dhe biznes Serbinë. Biliona dollarë i ka dhënë Serbisë. Edhe Italia.

Duke folur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshje, analisti thotë se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të konkluduar në një kontratë sociale.

Demalia: Nëse do të bëhet një marrëveshje këtë radhë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Të mblidhen përfaqësitë e partive politike, shoqërisë civile, intelektualët dhe të bëjnë një kontratë sociale.

 

Zjarr Tv Ad