“Demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, mesazhi i Ambasadës Amerikane në Ditën e Demokracisë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikane ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh të Sekretarit Antony Blinken, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. “Demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, thuhet ndër të tjera në mesazh.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën.

Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Blinken të shpërndarë nga Ambasada në Tiranë.

Zjarr Tv Ad