Demokracinë e ngremë ose e shuajmë ne vetë.Duhet të ndajmë mendjen se Shqipërinë e bëjmë ose e zhbëjmë NE shqiptarët.

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Partia Demokratike sot po bën një ushtrim demokracie nga më të veçantët në vend.

Me primaret e sotme, PD po jep mesazh shumë direkt demokracie për çdo shqiptar që ka interes për demokracinë në vend.

Mesazhi i ditës së sotme është shumëfish më i rëndësishëm sesa mesazhet që duan t’i përcjellin udhëheqësve të BE pas 2 ditësh.

Demokracinë e ngremë ose e shuajmë ne vetë.

Nga importi nuk vjen asgjë, përveç ndonjë “imponimi” absurd ambasadorokratik…

As nuk mendoj se duhet të hyjmë në garën e budallallëkut se kush i tregon botës më shumë për hallet tona!

Duhet të ndajmë mendjen se Shqipërinë e bëjmë ose e zhbëjmë NE shqiptarët.

Urime PD dhe demokratëve shqiptarë për ushtrimin demokratik të ditës së sotme!

Zjarr Tv Ad