“Demokratët duhet t’ia dinë për nder”, analisti i njohur tregon goditjen që Basha i dha LSI-së

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar sot zhvillimet më të fundit brenda PD-së. I pyetur se si e sheh të ardhmen e Bashës në politikë pas 9 vitesh i akuzuar për humbje të njëpasnjëshme, Nazarko tha se demokratët duhet t’ia dinë për nder Bashës që ka larguar LSI, sepse ajo ishte një forcë që më shumë dëmtonte PD sesa PS.

Komenti i Nazarkos:

“PD ka nisur vetë asgjësimin e vet pas aleancës me LSI. Basha që në 2017 kërkoi të largonte LSI nga loja, është gjë e madhe që demokratët duhet t’ia dinë për nder. LSI duke dashur të jetë gjithmonë me fituesit nuk i ka bërë dëme PS, por ka grirë vazhdimisht PD. Këtë duhet ta vënë në llogari në PD dhe kjo është meritë e Bashës.

Arkitekt i kësaj historie është Berisha, por pa LSI ai nuk fitonte dot gjë. Por gjithsesi Basha e ka këtë meritë. Dhe e dyta duhet të kuptojmë se nëse amerikanët nuk do shpallnin non grata Berishën në PD do vazhdonte e njëjta histori. Në përfytyrimin e zakonshëm ne shohim një Bashë humbës, por ai nuk është kështu. Basha nën hijen e Berishës gradualisht ka arritur të mbyllë defektet e mëdha që ka sjellë skema berishiane, u shpreh Nazarko.

Zjarr Tv Ad