Demokratët e Durrësit braktisin Bashën dhe votojnë masivisht për primaret

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Primaret mund te cilesohen si risia me pozitive e sjellë në politikën shqiptare. Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kane ngritur stadin e demokracisë në një nivel tjetër, duke u dhënë pushtetin kryesor anëtarësisë dhe jo burokracive të partisë në qendër.

Ditën e sotme po votohet nga anëtarësia për kandidatet qe do te përfaqësojnë PD ne zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit. Vihet re një pjesëmarrje masive e anëtarësisë demokrate. Rekorde pjesëmarrje po shënohen veçanërisht  në Durrës, ku anëtarët po i japin një përgjigje të drejtpëdrejtë Lulzim Bashës dhe antilegjitimitetit te tij.

Saj organizimit të shkëlqyer të përfaqësuesve të Komisionit te Rithemelimit, me ne krye Oerd Bylykbashin, në Durrës po zhvillohet një proces model me një pjesëmarrje masive. Ky votim ne mase i anetaresise demokrate është përgjigjja më e mirë ndaj partisë së vulës dhe bravave. Gara ne Durres zhvillohet midis urbanistit Ardian Muka dhe 28-vjeçares Silvja Gjepali.

Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili po monitoron procesin në Durrës, tha se kjo është hera e parë, që anëtarësia e PD po vendos vetë mbi kandidatët. “Demokratët do të shprehin vullnetin për të zgjedhur kandidatët më të mirë, 6 marsi do të jetë një betejë e madhe ku demokratët do të tregojnë një alternativë fituese”, tha Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad