Demokratët e Gjirokastrës propozojnë 25 emra/ Vetëm 5 kandidatë për deputetë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur emrat që ka propozuar baza e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës. 25 emrat do të votohen nesër, dhe ata që marrin më shumë mbështetje, pritet që të jenë të zgjedhur nga partia për zgjedhjet e 25 Prillit.

Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Gjirokastës, me 5 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 25 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Gjirokastër: 1.ADIL XHELILI; 2.ALIJE KOKALARI; 3.ALTIN ÇOMO; 4.ANTONELA LENA; 5.BEQIR GJIKA; 6.BESNIK ALIAJ; 7.ENTELA SHEHAJ (FICO) ;  8.NIKOLLA ZHULLA; 9.ROLAND BEJKO; 10.SHEMSHO LAMAJ; 11.TRITAN SHEHU.

Dega Këlcyrë dhe dega Përmet: 1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë) ; 2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë) ; 3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë) ; 4.JOANA QIROLLARI (Përmet) ; 5.KASTRIOT SULKA (Përmet) ; 6.NIKO SHUPULI (Përmet)

Dega Memaliaj: 1.ARSOLA MUZHA; 2.BUJAR SKËNDO; 3.BUKUROSH AJDINI;  4.FATMIR ZEKA; 5.HATIXHE QENDRAI

Dega Tepelenë: 1.GRAMOZ QENDRO; 2.KRISTINA BARDHI; 3.MEHMET VEIZI; 4.MYZAFER ELEZI; 5.SOKOL GUGA.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me Kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe nga Sekretari Organizativ Sahit Dollapi.

Zjarr Tv Ad