Debate janë zhvilluar në Lezhë, gjatë takimit në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Lezhë, ku Flamur Noka ka prezantuar Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku.
Duket se simpatizantët, por edhe anëtarët kryesisë nuk kanë qenë shumë dakord që qarku i Lezhës të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj.
Demokratët janë shprehur se Sali Berisha u ka premtuar primare, nga ku do të dilnin fituesit që ata donin, por që në fakt kjo nuk ka ndodhur.
Pjesë nga debati i zbardhur nga Report.Tv:
Demokrati: Këtu është mbushur me patronazhistë. Patronazhistët të shkojnë tek PS. Hajde vëlla! Jemi të thirrur kryetar, sekretar dhe anëtar! I kam dhënë votën Agron Gjekmarkajt!
Demokrati: Për debat kam ardhur këtu. Unë dua të fitoj, nuk dua të humb.
Flamur Noka: Janë50 burra e gra këtu. Nuk ta kanë borxh. Nuk mund ti mbash peng ti
Demokrati: Do ti mbaj peng, siç më kanë mbajtur me helm ata 5 që ke aty mua
(Në një moment ndërhyn Gjin Gjoni për të qetësuar demokratin)
Demokrati tjetër: Kam 30 vjet në opozitë me ju. Ça të rrej më. Kanë mbaru rrenat ca ti them!
Flamur Noka: S’ke pse ti thuash rrenat t’i thuash të vërtetën.
Demokrati tjetër: Sali Berisha a ka deklaruar me 11 janar do të bëhen primare? Pse nuk bëri primare e të nxirrnim ne fitues kë të donim ne?
Demokrati tjetër: Ne nuk dalim në fushatë asnjë nëse Agron Gjekmarkaj do të vijë drejtues politik. Dhe unë pa ata s’kam ça bëj. Që sot nëse vendoset, për të qenë unë mirupafshim!