Demokratët kaluan 8 vite të veshtira, plot sakrifica/ Ristani: Rama jo vetëm po na e mund Lulin, por edhe e tall

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani thotë se beteja brenda demokratëve është më e vështir se mundja e Edi Ramës në zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ristani thotë se demokratët kanë kaluar 8 vite të vështira dhe tashmë duhet të durojnë edhe 4 vite të tjera, vetëm se lideri i tyre “po i çon nga humbja në humbje”.

“Rama po na e mund Lulin”, shkruan Ristani ndërsa shton se jo vetëm e mund, por edhe e tall.

Shkrimi i plotë i Arben Ristanit:

Demokratet kaluan 8 vite te veshtira, plot sakrifica e vetmohim. Tani kane perpara edhe 4 vite te tjera qe ju duhet te vazhdojne betejen e tyre per nje Shqiperi me te mire, me te drejte, me demokratike.Kaloi kaq shume kohe qe demokrateve nuk ju qesh buza nga shija e fitores.

Kryetari i tyre po i con nga humbja ne humbje. Edhe nje fitore qe regjistron ne historine e tij, s’ka njeri qe se di dhe se kujton si e mori. Me breke neper kembe. Rama po na e mund Lulin. Nuk mjafton qe na e mund, por edhe na e tall. Nuk mjafton qe na e mund e na e tall, por edhe e mbron qe sa te jete ne krye te opozites, te tallet edhe me gjithe te tjeret.

Ramen e kemi kundershtar, e dime si mundet. Beteja brenda vetes eshte me e veshtira dhe na mungon edhe pervoja per kete.

 

Zjarr Tv Ad