Dëmtohet sulmuesi i Juventusit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajme të këqija për Juventusin në prag të ndeshjes së Superkupës së Italisë ndaj Milanit. Mario Mandzukic ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitjen e sotme dhe është në dyshim të madh për ndeshjen që do të luhet në Gedda. Sulmuesi kroat ka pasur një dhimbje në kofshën e majtë dhe me siguri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavë në Kupë ndaj Bolognës. Shpresat e trajnerit Massimiliano Allegrit janë për ta pasur të gatshëm për ndeshjen ndaj Milanit, e programuar per 16 janar.

 

Zjarr Tv Ad