Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq disa ditë para startit eliminator të kampionatit Europian. Sokol Cikalleshi ka munguar ditën e djeshme në sfidën që ekipi i tij Akhisarspor, ka luajtur kundër Alaniasporit. Sulmuesi i Kombëtares, nuk ishte as në listën e të grumbulluarve. Ditën e sotme, vet klubi turk ka njoftuar se Cikalleshi do të qëndrojë larg fushave të blerta 3 javë, pas një dëmtimi që ka pësuar në këmbë. Ai po kalonte një formë shumë të mirë, javët e fundit dhe pritej të grumbullohej nga Panucci për ndeshjet e Kombëtares këtë muaj. Një mundësi zgjedhje më pak për teknikun italian, i cili do të kërkojë diku tjetër për të plotësuar skuadrën në repartin ofensiv.