Psikologia Denada Toçe, është kandidate për deputete e Bindjes Demokratike, në zgjedhjet e 25 Prillit.
Toçe, ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u shpreh s’e angazhimin në politikë dhe kandidimin në zgjedhje, e ka menduar prej disa kohësh.
Ajo përsëriti disa herë s’e përfshirja në listat e kandidatëve për deputetë, nuk është pazar politik, por marrëveshje.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se cila është filozofia e saj për përfshirjen në zgjedhje, psikologia e njohur u shpreh s’e fëmijët e saj dhe e ardhmja e tyre, kanë qenë një shtysë e fortë për të bërë ndryshimin.
Blendi Fevziu: Cila është filozofia që ke dashur të kandidosh? Edhe e vetme, edhe e pavarur edhe pa mbështetje?
Denada Toçe: Unë që herët e kam dashur këtë vend dhe vazhdoj ta dua akoma. Kam pasur me dhjetra e mijëra mundësi sepse ky vend të shtyn dhe të krijon një trysni në çdo hap të jetës, në çdo dekadë timen ka krijuar një trysni për të thënë Denada pse nuk shkon andej ta bësh shkollimin tënd? Pse nuk shkon andej të vizitohesh te mjeku? Dhe ky lloj presioni tashmë ka ardhur te gjëja më e shtrenjtë që unë kam trashëguar, që janë fëmijët e mi.
Blendi Fevziu: Dhe ti tani do të ndryshosh Shqipërinë për fëmijët e tu?
Denada Toçe: Po dhe për fëmijët e tu.
Blendi Fevziu: Jo unë u kam thënë të ikin. E kam thënë disa herë në televizor. I qëndroj akoma.