Denaj flet për rritje ekonomike në 2020, PD: Mashtrim, s’ka rritje pagash dhe as investimesh

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur menjëherë Ministres së Financave Anila Denaj, e cila prezantoi sot Projekt-Buxhetin 2002 në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, analizoi situatën aktuale dhe bëri prognozën për vitin e ardhshëm; sipas Denajt, rritja ekonomike e vendit parashikohet të jetë mbi 4% gjatë viteve 2020-2022.

“Rritja ekonomike e parashikuar 4.1% do të përkthehet në më shumë punësim, ku synohet krijimi i rreth 35 mijë vendeve të reja pune, si dhe një ulje e mëtejshme e shkallës së të papunësisë poshtë nivelit 11%. Investimet publike janë planifikuar në nivelin e 4.7% të Produktit të Brendshëm Bruto ose rreth 84 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 4% kundrejt të pritshmit të këtij viti. “Sigurimi i një niveli të lartë të investimeve publike prej 4.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, do të jetë mbështetës për rritjen ekonomike dhe punësimin”, deklaroi Denaj.

Por, Dorian Teliti, në një deklaratë nga selia e PD, e cilësoi Buxhetin e 2002-ës, si “Buxhetin e mashtrimit”: “Buxheti 20020 i qeverisë së Edi Ramës nuk është buxheti që rrit mirëqenien e qytetarëve, – tha Teliti, – por Buxheti që pasuron akoma më shumë oligarkët dhe klientët e qeverisë.

Buxheti nuk ka rritje pagash, rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike. Bashkë me paketën fiskale, ky është Buxheti që rëndon akoma më shumë me taksa të larta, të cilat do të paguhen miqve, klientëve, financuesve dhe oligarkëve  të Ramës. Propaganda e qeverisë për buxhetin nuk mund të fshehë kolapsin ekonomik. “

Zjarr Tv Ad