Dënimi i Bojken Lakos/ Berisha: Urrejtje e sëmurë e Ramës pasi nuk pranoi t’i thurë këngë

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik demokrat, Sali Berisha reagoi pas publikimit të lajmit të dënimit të Bojken Lakos me 3 vite burg për ndërtim pa leje.

“Dënimi me tre vjet burg i këngëtarit shqiptar, Bojken Lako. Një akt i pashembullt, një urrejtje e sëmurë e Edi Ramës ndaj një këngëtari që nuk pranoi ndonjëherë t’i thurë këngë Mbretit të Milva Ikonomit, Skënderbuçit të Spiropalit, Zeusit të Bilalit.

Ai qëndroi këngëtar i pasioneve dhe idealeve të tij. Pasaardhës i një artisti të shquar shqiptar, një nga artistët më të shquar, me një kontribut të madh në artin skenik të vendit. Gjetën ta dënojnë me tre vite burg se paska hapur tre dritare pa leje, kur ndërtohen dhjëtëra kate pa leje.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim, dëshmi e shndërrimit të sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit. Dëshmi e hakmarrjes primitive të Edi Ramës ndaj një zëri aq të dashur sa ai i Bojken Lakos,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad