Dënimi i Karaxhiç p për krime lufte/ Nënat e Srebrenicës shpërthyen në lot

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të mbijetuarit nga genocidi në Luftën e Bosnjës gjatë viteve ’92-95 shpërthyen në duartrokitje pasi kreu i trupës gjykuese Vagn Joensen lexoi vendimin përfundimtar burg për jetë për ish-kreun politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, vendim i cili nuk mund të apelohet.

Ndërkohë jashtë selisë së Gjykatës, pjesëtare të lëvizjes “Nënat e Srebrenicës,” shpërthyen në lot pas dhënies së vendimit.

Qindra të tjerë u mblodhën në qendrën përkujtimore të Srebrenicës, ku 24 vite më parë u masakruan më shumë se 8 mijë boshnjakë, shumica prej tyre djem dhe burra myslimanë, një ngjarje e konsideruar si më e tmerrshmja në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiç është zyrtari më i lartë që gjykohet në lidhje me luftën në Bosnjë, pas vdekjes gjatë procesit gjyqësor, të ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç në vitin 2006.

 

Zjarr Tv Ad