Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Balotelli po rrezikon të vuajë nga një pezullim i gjatë.
Shkak është bërë një ndërhyrje anti-sportive në ndeshjen e luajtur në premten kundër Bordeaux.
Sulmuesi italian goditi me bërryl një prej kundërshtarëve, duke i shkaktuar atij një frakturë në hundë.
Gjatë sfidës, arbitri dhe asistentët e tij nuk e panë këtë goditje, ndërsa në bazë të pamjeve Federata Franceze e Futbollit ka nisur një hetim.
Si pasojë, duke qëndruar në atë që raportojnë mediat franceze, sulmuesi rrezikon deri në 8 ndeshje pezullim e cila mund të përfundonte para kohe sezonin për Supermarion.