Dënimi i Skënderbeut, FSHF hesht

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dënimi i Skënderbeut është një lajm që trondit në themel futbollin shqiptar, UEFA goditi pikërisht simbolin e suksesit të futbollit kuqezi në arenën europiane. Klubi korçar besoi shumë në pafajësi, i shkoi deri në fund kësaj çështje por paneli i CAS i dha të drejtë UEFA-s duke lënë në fuqi një dënim që minon ekzistencën e këtij klubi. 10 vite mospjesëmarrje në kupat e europës me arsyetimin se Skënderbeu ka trukuar dhe manipuluar ndeshjet, është një dënim unik në të gjithë botën, për më tepër një dënim që vjen për herë të parë duke iu referuar sistemit (BFDS) i cili bazohet luhatjet e koeficienteve gjatë një ndeshje.

Pikërisht këtu ishte dhe beteja më e madhe pasi ky model dhe ky dënim i dhënë Skënderbeut do të merret si shembull në të ardhmen. UEFA e konsideroi vendim e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv si një fitore të madhe, një konfirmim mbi besueshmërinë e sistemit e tyre. Ky dënim i Skënderbeu bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë por vetëm Federata Shqiptare e Futbollit nuk e sheh të arsyeshme të reagoj, të mbaj një qëndrim zyrtar mbi këtë vendim që dënon jo vetëm Skënderbeun por dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit, fundja Skënderbeu ishte ekipi që i dha një tjetër qasje pjesëmarrjes së ekipeve shqiptare në Europë.

 

Zjarr Tv Ad