Dënimi me burg i Saimir Tahirit/ Reagon Basha

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO ka vendosur sot dënimin me burg për ish ministrin Saimir Tahiri. Lulzim Basha ka reaguar pas dhënies së vendimit nga gjykata.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se vendimi i sotëm për Tahirin dëshmon se sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad