Dënimi me dy vite burg i Adriatik Llallës, reagon Ambasadorja Yuri Kim: Askush mbi ligjin

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur dënimin e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Në një postim në Tëitter, Ambasadorja Yuri Kim inkurajon prokurorët që të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve të korruptuar, pavarëisht sa të fuqishëm janë.

“Gjë e mirë kurshikon që bëhet drejtësi kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin“, shkruan Yuri Kim.

Ditën e sotme,Gjykata e Posacme e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë. Në gjykatë ish-Kryeprokurori përfaqësohej nga avokati i tij, ndërsa vendndodhja e saktë e Llallës nuk dihet. Ai dyshohet se fillimisht ka shkuar në Turqi e më pas ka kaluar në një nga vendet e BE-së.

Zjarr Tv Ad