Dënimi për blerjen e votave në Dibër, reagon PD: Masakra zgjedhore u konfirmua! Kërkojmë drejtësi të plotë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Dhurata Çupi ka reaguar për vendimin e dhënë me 1 vit burg për Denis Xholin dhe Albjon Cekun, të cilët u dënuan për korrupsion aktiv në zgjedhje. Përmes një postimi në rrejtet sociale, Çupi shkruan se masakra zgjedhore është konfirmuar, mirëpo drejtësia nuk është e plotë pa u dënuar të gjithë organizatorët.

Sipas deputetes ajo çfarë ndodhi në Dibër ka qenë vetëm maja e ajsbergut, pasi gjithçka ka qenë e planifikuar nga lart, prandaj dhe Partia Demokratike kërkon hetim dhe drejtësi të plotë për këtë masakër zgjedhore.

“Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit. Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune  të përkohëshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër  është vetëm maja e ajsbergut. Gjithcka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë.

Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë. Për këtë arsye drejtêsia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për cdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve. Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve”, shkruan ajo.

Kujtojmë se ditën e sotme Denis Xholi dhe Albjon Ceku u dënuan me 1 vit burg pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Më 22 prill ata u kapën nga Luan Haka dhe mbështetësit e Partisë Demokratike me një shumë monetare dhe fletë votimi.

Zjarr Tv Ad