Dënimin duhet ta vuajë pas hekurave pavarësisht sëmundjes/ GJKKO rrëzon përfundimisht Adriatik Llallën

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për pezullimin e dënimit me b*urg. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pasi shqyrtoi kërkesën, vendosi të mos i pranoj argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme, dënoi me 2 vite b*urg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla më 22 Shtator të këtij viti.

Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar procedurat ligjore dhe e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Llallën, duke qenë se ky i fundit nuk është gjendur në Shqipëri dhe ka informacione se ndodhet jashtë vendit, ndwrkohw qe gjate gjithe seancave gjyqesore te zhvilluara ai ka thene se eshte semure.

Llalla është përjashtuar gjithashtu me 5 vite nga postet publike, si dhe i janë sekuestruar 8 pasuri.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 Mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Adriatik Llalla, është zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend.

Zjarr Tv Ad