Noizy foli për herë të parë mbrëmjen e sotme për një plagosje që ka ndodhur vite më parë, historinë e Denis Dollapit, adoleshentit që prej vitit 2010 dergjet ende në shtrat midis kësaj jete dhe tjetrës për shkak të një sherri mes fansave të OTR dhe TBA.
Prej rivalitetit midis Noizyt dhe Stresit, Denisi dhe familja e tij mbajnë ende mbi shpatullat pasojat e një veprimi fatal të ndodhur në vitin 2010. Në një intervistë për Euronews Albania, Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh.
“Është për të ardhur keq,” – tha ai, ndërsa shtoi se të tilla gjëra nuk do i donte në biografinë e tij. Fajin për gjithçka ja vuri moshës, duke argumentuar se sot është njeri tjetër dhe “gjërat” mes kolegëve janë qetësuar plotësisht.
Rastet e dhunës mes të rinjve adoleshentë, ndjekës të këngëtarëve Noizy e Stresi, atë kohë ishin shtuar frikshëm. Denisi është njëri nga viktimat. Djali me origjinë nga Tropoja, që ëndërronte të bëhej muzikant, dergjet në koma në shtëpinë e tij, pasi kaloi disa muaj në spital.
Ai u qëllua 14 herë me thikë. Sulmuesit, “rivalët” e grupit të fansave, e arritën në një lokal të rinjsh, dhe e qëlluan në fillim në këmbë, pastaj në trup e më pasnë zemër..