Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtori i burgut të Lushnjës Judmir Shurdhi, akuzohet për shpërdorim detyre

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka dënuar me dy vite burg ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg. Ai ishte shpallur fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Shurdhi, i cili ishte drejtor në vitin 2020, iu zbulua shkelja e shpërdorimit të detyrës, lidhur me zhvillimin e tenderit për transportin e punonjësve.

Fajtor është shpallur edhe Krenar Gozhina, për kryerjen e veprës penale atë të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2018 per sherbimin e transportit te punonjesve).

Gozhina është dënuar me katër muaj burg. Me tre muaj burg u dënua e Miranda Idrizi. Ndërsa për Erion Çelën është caktuar shërbim prove dhe për Xhejsika Kajën është vendosur masa “detyrim për të kryer punë me interes publik” prej 60 orësh. Kujtojmë se ish-drejtori i burgut u arrestua në korrik të vitit 2019 së bashku e 5 punonjës të tjerë.

Zjarr Tv Ad