Dënohet me 8 vite e tetë muaj burg, ish-truproja i Saimir Tahirit

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-truproja i Saimir Tahirit, Hekuran Marku është dënuar me 8 vite e tetë muaj burg për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Teksa prej më shumë se një muaj, kishin përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit, dhe pritej vetëm vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, këtë të mërkurë togat e zeza të Shkallës së Parë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosën dënimin e tij.

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.

Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Zjarr Tv Ad