Denoncim/ Drogë, krime dhe tentativa për përdhunim. Çfarë po ndodh në Peshkopi?…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e denoncimeve në Facebook.

Së fundmi ai ka publikuar denoncimin e një qytetari që flet për një situatë të pazakontë në Peshkopi.

Sipas asaj që shkruan ish kryeministri, referuar qytetarit digjital, në Peshkopi ka drogë, krime e tentativa për përdhunim, duke akuzuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e Policisë se nuk marrin asnjë masë.

“Drogë dhe krime, tentativa për përdhunim në Peshkopi! Gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari, narkopolicët e tyre bëjnë sehir!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

Përsh. Zoti Berisha unë që po ju shkruaj jam nga Peshkopia doja të bëja një denoncim ne peshkopi gjatë natës mbushet plot me çuna të rinj që rrinë rrugëve duke konsumuar drogë dhe hashash dhe që policia e Peshkopisë as që e merr për bazë fare këtë fenomen. Sot në mëngjes u tentua të përdhunohet një femër punonjëse e pastrimit të bashkisë nga disa të ri të droguar! Nuk ka fare kontroll për këto të rinj që rrinë rrugëve duke u droguar! Është njoftuar edhe ministri Lleshi por policia fle gjumë”.

Zjarr Tv Ad