Denoncim i fortë nga PD: Ja skemat kriminale si u blenë votat në Rrogozhinë, SPAK nuk veproi!

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka denoncuar se në Bashkinë e Rrogozhinës, nga mazhoranca, janë përdorur skema kriminale për blerjen e votave.

Kandidatja për deputete e opozitës në këtë zonë, Grida Duma, tha se SPAK heshti, teksa PD kallëzoi 5 herë përpara zgjedhjeve dhe në ditën e votimit “ushtrinë me dhjetëra mercenarë të Ramës për blerjen e votës”.

“Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka përfshirë çdo qytet, çdo fshat, çdo lagje në të gjithë vendin. Njësoj si kudo tjetër në Shqipëri, në Bashkinë e Rrogozhinës u zbatua skema e blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar. 3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votive. Përveç blerjes së votës, ditën e zgjedhjeve në Rrogozhinë u rregjistrua edhe akti kriminal i pengimit të votimit nga njerëz të lidhur me Partisë Socialiste. Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para, ushqime dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, Partia Demokratike ka bërë 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion deri më 25 prill. Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave”, deklaroi Duma nga selia Blu.

Zjarr Tv Ad