Denoncimi i Berishës: Deri në Tetor është dhënë urdhër që të përdoren vaksinat e skaduara Pfizer

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon se në Shqipëri po kryhen vaksina të skaduara të Pfizer. Duke postuar mesazhin e një prej punonjësve, që pretendon se vaksinat janë të skaduara, Berisha shprehet se ky është një akt i rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

Duhet thënë se në vendin tonë numri i vaksinave që kryhen është shumë i ulët, ndërkohë që nuk ka pasur transparencë deri tani për kohën e skadimit të tyre, dhe as numrin e saktë të dozave që mbahen në ambientet e ISHP-së.

Statusi i Berishës:

“Një akt i papërgjegjshem dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut!

Të dashur miq, Në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik per jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anticovid te skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.

Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital. sb

Përshëndetje dr po ju informoj se jemi urdhëruar të vazhdojmë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer që ka skaduar në Korrik dhe sipas urdhërit duhet që këtë lot ta përdorim deri në tetor.”

Zjarr Tv Ad