Denoncimi i Berishës/ Soros shpenzon 10 mln USD për Donald Lu…

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur nga takimi i Foltores në Fier, deklaroi se miliarderi George Soros, e ka akuzuar për shkak të qëndrimit që mbajti kundër ndarjes së Kosovës dhe Reformës në Drejtësi.

Berisha tha në atë takim, se Soros ka shpenzuar 10 milionë dollarë, duke që Donald Lu të shkonte ambasador në Kirgistan. Por mediat e majta, madje edhe disa portale pranë kreut aktual të PD, e raportuan me ironi këtë fakt, sikur të ishte një shpikje.

Megjithatë, kjo nuk është një deklaratë e dalë nga Berisha, por një fakt i arritur pas një investigimi të portalit amerikan Free Beacon, në vitin 2018.

Sipas portalit, organizata e Sorosit, ka shpenzuar 10.37 milionë dollarë për dy muaj në vitin 2018. Kjo del nga dokumentat zyrtarë në Uashington.

Qëllimi ishte emërimi i Donald Lu si ambasador në Kirgistan dhe David B. Cornstein, si ambasador në Hungari. Se përse duhet të shpenzojë Soros miliona dollarë për emrin e Donald Lu, kjo mund të merret me mend.

Zjarr Tv Ad