Denoncimi i Braçes: Grumbulluesit nuk japin paratë, disa i kanë mbi 2 milionë euro pa u paguar bujqve

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar sot moskryerjen e pagesave nga grumbulluesit te bujqit për prodhimin e tyre.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se ka nga ata grumbullues, të cilët kanë deri në 2 milionë euro pa u paguar bujqve. Ai thotë se shpesh këta grubmullues e tregtarë shfrytëzojnë vizitat e politikanëve për t’u mbrojtur në raport me bujqit.

Reagimi i Braçes:

ËSHTË SKLLAVËRIM!

VONESA ME MUAJ E PARAVE PËR BUJQIT ËSHTË TMERR!

Është hall i madh për çdo bujk që paratë e prodhimeve bujqësore të vonohen 3, 4, 5, 6 e me shumë muaj.

Mendoheni, të mbjellësh, të shërbesh, rritësh, pjekësh, vjelësh, shesësh proshimet e tua dhe, TREGTARËT TË TË VONOJNË PARATË EDHE PËR 6 MUAJ TË TJERË!

Ështe e poshtër! Bëhet edhe me e poshtër kur pas 6 muajsh të bëjnë llogarinë me një çmim tjetër-ndryshe nga ai i 6 muajve më parë kur ti shite!

Nuk mbaron këtu.

Se pavarësisht faktit që ti nuk ke marr paratë dhe tamam për ti marr ato, vijon ti shesësh prodhimet e tua tek i njejti, me shprese se do behet me mire!

KJO ESHTE SKLLAVERIA E RE!

Ne Lushnje e Divjake, ka tregtare qe kane mbi 2 milion euro pa paguar per prodhimin blere bujqve.

Ka politikane qe bejne parada me kete soj e me paradat e politikaneve ky soj shton edhe me bujq ne skemen e skllaverise.

Sot ne Shqiperi ka nje ligj qe vendos afate per pagesat biznes me biznes,

POR MARREDHENIA ME BUJQIT NUK PERFSHIHET!

Duhet te ndryshojme ligjin per te vendosur AFAT PER PARATE E BUJQVE!

Ka arritur kulmi!

BUJQIT DUAN PARATE E MUNDIT TE TYRE!

Zjarr Tv Ad