Denoncimi i deputetit të PD: Qeveria Rama në dispozicion të kompanisë “Kastrati” shpk! Po ndryshon ligjin për t’i legalizuar ndërtimin pa leje

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Gazment Bardha ka denoncuar favorizimin që qeveria i bën oligarkëve për ndërtimet e paligjshme në mes të Tiranës. Në një komunikim për mediat, Bardhi tha se për ndërtimin e kullave pa leje ka kërkuar edhe informacion me shkrim nga disa institucione, si kryeministria apo edhe Prokuroria.

Bardhi përmend kompaninë “Kashtrati” ndërsa thekson se Prokurori i Përgjithshëm i ka kthyer përgjigje, duke i thënë: “Nuk kam dëgjuar gjë, nuk e ngre dot kokën të shoh paligjshmërinë e të numëroj katetet pa leje në gradacelat e Tiranës, sepse nuk është puna ime”.

Sipas Bardhit, kjo tregon se kryeprokurori nuk vepron dot pa i dhënë lejë Edi Rama. Ndërsa ministri i Brendshme në përgjigje i ka thënë se “më duhen më shumë të dhëna që të kem mundësi ta gjej”.

PJESE NGA DEKLARATA

Pas denoncimit në Kuvend, në rrugë zyrtare informova përsëri me shkrim Kryeministrin, Prokurorin e Përgjithshëm; Ministrin e Brendshëm; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit; Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar informacion edhe për masat që kishin marrë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe institucioni në varësi të tij, IKMT, në kushtet e shpërdorimit të detyrës, kanë refuzuar jo vetëm të marrin masa për të zbatuar ligjin në rastin konkret, por kanë refuzuar edhe të dërgojnë informacionin zyrtar të kërkuar.

Prokurori i Përgjithshëm më ka kthyer përgjigje dhe e dini cfarë më thotë: Nuk kam dëgjuar gjë, nuk e ngre dot kokën të shoh paligjshmërinë e të numëroj katetet pa leje në gradacelat e Tiranës, sepse nuk është puna ime. Pra praktikisht më konfirmon atë që unë paralajmërova paraprakisht, që nuk vepron dot pa lejen e Edi Ramës, nuk e ngre dot kokën të shoh paligjshmërinë e oligarkëve që Edi Rama i ka dhënë statusin “i paprekshëm”. Edhe pse në fakt unë kam bërë një kallëzim të një vepre penale, në prezencën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ai si zyrtar i shtetit, ka detyrimin ligjor që kallëzimin tim verbal përpara tij dhe informacionin e marrë për shkak të detyrës së tij shtetërore në seancën plenare të datës 14 korrik, ta referojë në prokurorinë kompetente për verifikim.

Ministri i Brendshëm, ekzaktësisht i njëjti që pozon me kamera e fotografë për propagandë përpara një pallati në Farkë, me kthen përgjigje dhe e dini cfarë thotë: Më duhen më shumë të dhëna që të kem mundësi ta gjej, sepse nuk e gjen dot se ku ndodhet kjo gradacelë në mes të Tiranës. Edhe ai bën sikur nuk ka dëgjuar, bën sikur nuk ka parë, sepse nuk vepron dot pa lejen e Edi Ramës, nuk zbaton dot ligjin për oligarkët që Edi Rama që i ka dhënë statusin “të paprekshëm”. I kam kthyer përgjigje zyrtare me shkrim, por një përgjigje po ia jap edhe publikisht: Mqs nuk e ke gjetur dot, mqs nuk e ke parë, ngrihu tani nga karrigia e zyrës tënde, dil në dritaren e zyrës, ngrije kokën dhe e ke përpara syve të tu.

Ndërkohë që Edi Rama, nuk kthen përgjigje, sepse si “shtetatar” ai shprehet me akte, me vendime qeverie. Dhe përgjigjen e dha më datë 7 Shtator 2022, ku miratoi vendimin nr. 589, duke konfirmuar se milionerët, miq të tij, gëzojnë statusin “të paprekshëm” dhe janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë, që nuk janë pjesë e oborrit të interesave të tij financiare.

Këtë akt për favorizimin e oligarkëve apo milionerëve, miq të Edi Ramës, zyra e tij e propagandës e shiti si “luftë të paparë kundër milionerëve”. E vërteta është që akti provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë dhe vecanërisht janë të ndryshëm nga 3304 qytetarë që kanë shkuar në burg pse kanë rregulluar pa leje catinë e shtëpisë së tyre.

Vendimi i qeverisë parashikon që kushdo që ndërton kulla pa leje apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, tja shes shtetit për 1 euro, me pas mund ta blejë dhe e gëzon ndërtimin e paligjshëm i pashqetësuar. Ky akt është legalizim pa ligj i ndërtimeve pa leje, është amnisti penale pa ligj, duke i përjashtuar nga dënimi me burg, është certifikim i pabarazisë mes qytetarëve.

Me këtë akt Edi Rama ka kthyer paligjshmërinë në sistem, me këtë akt Edi Rama i dhanë leje shtetërore cdo oligarku që të shtojë pa leje sa kate të dojë, të ndërtojnë pa leje ku të duan, mjafton të paguajnë ca para më shumë, dhe pronën e gëzojnë të pashqetësuar. Ky vendim është në fakt një nxitje për milionerët e Edi Ramës për të vijuar të ndërtojnë kate pa leje.

Edhe pretendimi se milonerët do ta blenë ndërtimin e paligjshëm me cmimin e tregut, është një mashtrim. Cmimi i tregut që merret në konsideratë në këtë rast është cmimi i referencës që miratohet me VKM. Për ta thjeshtuar, shembullin po e japim me këtë ndërtim të paligjshëm. Në këtë zonë cmimi i tregut apo cmimi i referencës është rreth 1500 euro m2. Ndërkohë që nëse sot shkon në zyrën e shitjeve të kësaj kompanie, cmimi real i shitjes është 5000 euro m2. Pra ajo që bën Edi Rama është që i jep leje shtetërore oligarkëve të shtojnë kate pa leje sa të duan, dhe në fund nuk do të fitojnë 4500 euro për m2, por do të fitojnë 2500 euro për m2, mqs 1500 euro për m2 do ja paguajnë shtetit për blerjen dhe 500 m2 euro do paguajnë gjobë.

Në fakt ky vendim i Qeverisë është i paligjshëm. Është marrje në mbrojtje shtetërore të paligjshmërisë. Është cënimi më brutal që i bëhet shtetit ligjor.

Ligji e rregullon në mënyrë shteruese se cfarë ndodh nëse kryhen shtesa pa leje për qëllime fitimi, duke parashikuar 4 masa:

1-    Gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje;

2-    Prishje ose konfiskim për interes publik të punimeve të kryera pa leje, pra kalimin në pronësi të shtetit të kësaj pasurie;

3-    Mos dhënien e lejes së shfrytëzimit dhe për pasojë pamundësinë për ta tjetërsuar edhe pjesën tjetër të pronës.

4-    Referim në prokurori dhe dënimin me burgim për ndërtim të paligjshëm;

Edi Rama ka detyrimin të shpjegojë pse nuk zbatohet ligji për milionerët e tij, njëlloj sic zbatohet për qytetarët e tjerë të këtij vendi. Pse nuk ka asnjë përgjegjësi penal për ndërtuesit e paligjshëm dhe pse nuk ka asnjë masë për zyrtarët që nuk kanë vepruar? Pse policia shkon në mal tek një fshatarë që po rregullon catinë, por nuk shikon Kullat pa leje në mes të Tiranës?

Ligji është i mjaftueshëm dhe vetëm duhet të zbatohet. Nuk ka autorizuar dhe as nuk ka nevojë për miratimin e një vendimi qeverie. Pasuria konfiskohet dhe më pas ajo tjetërsohet sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, me garë dhe transparencë. Nëse duhet të shitet, shitet me garë, kush ofron më shumë fiton pronësinë mbi atë pasuri.

Zjarr Tv Ad