Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë i dënuari Arben Lleshi dhe u plagos një tjetër, nga Sokol Mjacaj, tronditi të gjithë opinionin publik.
Ditën e sotme u mësuan detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje, ku kamerat e sigurisë në burg nuk punonin , njësoj edhe skaneri.
Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe eksperti i IT Gent Progni, ku shkruan se tenderi 6 milion euro nga AKSHI për kamera u fitua nga kompania ABS, e të afërmit të kryeministrit Edi Rama.
Progni ndërkohë i bën thirrje SPAK që të nis hetimet por në një foto të publikuar nga ai, duket se e njëjta kompani është ajo që ka fituar disa tendera në Prokurorinë e Posaçme.
Postimi i Prognit:
Kamerat e burgut te PEQINIT – 6 mil euro tender nga AKSHI e fituar nga ABS (baxhanaku Edi Rames) , ALBASCAN, RealCom!
Prej muajsh kamerat nuk punonin! SPAK te hetoje! Apo nuk ka ca te hetoje se vete SPAK i jep llokma te medha per serverat ABS – Advanced Bussines Solutions!
Pra hajduti me i madh i tenderave te AKSHI , fitues i tenderave te prokurorise se posacme kunder korrupsionit! Ne presim nga drejtesia e re … A e di SPAK per kompanite e Gerond Mece ne Qipro ???
Linku i postimit:
https://www.facebook.com/aplikacione/posts/3596838253978513?ref=embed_post