Denoncimi i emigrantes: Më moren 13 mijë euro, kam dyshime të forta te njerëzit e burrit, policia dhe prokuroria nuk bëjnë asgjë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emiljana Volaj, një emigrante shqiptare në Itali, ka denoncuar ditën e sotme në Fax Neës vjedhjen e 10 mijë eurove cash dhe 3 mijë euro bizhuteri gjatë pushimeve në gusht në Velipojë. Denoncuesja ka dyshime të forta që paratë ia kanë vkjedhur ose njerëzit e burrit me të cilët nuk ka marrëdhënie të mirë, ose ata të parkingut ku kishte lënë makinën.

Sipas Volajt, policia e Velipojës dhe Prokuroria e Shkodrës kanë neglizhuar rastin e saj, ndërkohë ajo kërkon që të gjendet zgjidhje për problemin dhe shpresën e vetme e ka te media. “Me dt 15 gusht kam qenë në Shqipëri dhe më janë vjedhur 13 mijë euro.

Paratë më kanë humbur në Velipojë. E dyshimta është që kam lënë makinën në datë 14 dhe 15 gusht. Ne jetojmë në Itali. Kam dash me marrë lekë në datë 15 në çantë por nuk kam gjet portofolin dhe as 3000 euro bizhuteri. Makinën s’ma ka vjedh kush. Kam bo denoncimin. Me datë 17 i kam thënë çunin futu shihe në internet si hapet makina. Çelsat i kemi pas ne. E kanë hap te dera e shoferit ku është një gjë e vogël që largoghet me dalë çelsi. Kanë prish çelsin.

Fus çeslin me hap makinën por çelsi është thyer. Unë quhem Emiljana Volaj. Kemi dyshime te parkingu që më ka prit me të gjitha të këqijat, më ka ofendu. Dyshoj te ai që ka parkingun ose te njerëzit e burrit se nuk kam marrëdhënuie të mirë. Dy kunata më kanë pa që kisha lekë në bagazh, s’më kanë parë njerëz tjerë. Kam fut avokat, ai thotë kam zero përgjigje. Nuk del asnjë prokuror që thotë i kam unë letrat. Kanë dalëshenjat e gishtave. Ata kanë thënë nuk ke pas lekë, ia fut kot. Nuk e ka dit sa janë por më ka pa që kam lekë. Raportin e kam zero. Unë jetoj me bashkëshortin. Nuk gjej rrugë tjetër veçse me u marrë me media. Denoncoj policinë e Velipojës dhe Prokurorinë e Shkodrës”, denoncoi Emiljana Volaj.

Zjarr Tv Ad