Denoncimi i Malltezit: Si priten pyejet për ti bërë qymyr bandat e pushtetit

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Krim mjedisor në pyjet e Shtyllës në Korçë. Denoncimin e bën anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, eksperti i mjedisit, shprehet se, pylli në fjalë po shkatërrohet për ti bërë qymyr bandat e pushtetit. Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë të ndëshkuar.

“Gjynah dhe trishtim! Pyjet e Shtyllës në Korçë të prerë për ti bëre qymyr bandat e pushtave të shtetit. Ka filluar erozioni tani edhe në këte zone të bukur natyrore. Gjynah. Krim pa ndëshkim”, shkruan Malltezi në denoncimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad