Denoncimi i Mesila Dodës: Punonjësi i Ogerta Manastirliut, shpërndan ushqime në këmbim të votave për shefen…

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për deputete nga ana e opozitës së bashkuar, Mesila Doda, ishte e ftuar në në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ku ka publikuar një tjetër rast se eksponentë të PS-së, që po shpërndajnë ushqime tek njerëzit në nevojë, në këmbim të votës më 25 Prill.

Sipas Dodës, bëhet fjalë për një punonjës të sistemit shëndetësor në vend, që punon për fushatën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Këtë zarfin në fakt kaloi pak më parë se unë doja t’ua tregoja. Janë disa foto që më kanë ardhur nga persona që më shkruajnë vazhdimisht. Këtu kemi një prej, duket pak se është e turbullt, do ta botoj edhe në faqen time, një person që po ndan ndihma dhe po ja jep kësaj zonjës.

Personi quhet Roland Rrapja dhe është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe punon për zonjën Ogerta Manastirliu dhe shpërndan te zona që mbulon zonja Manastirliu.

Ky po shpërndan ushqime me qëllime elektorale. Është edhe targa e makinës.

Po bëhen të gjitha denoncimet për personin në fjalë i cili tenton të ndryshojë vullnetin e njerëzve për interes të shefes”, kështu është shprehur Mesila Doda.

 

Zjarr Tv Ad