Denoncimi i oficerit, Paloka: Rama hesht për të mbyllur skandalet e tij

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas denoncimi të nënkomisarit të Krujës, Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xh. Malokut, deputeti i PD, Edi Paloka thotë se Rama e ka kthyer policinë në organizatë kriminale dhe se ligji dhe krimi janë në gjunjë para krimit.

Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se qytetarëve u mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Deklarata e plote e Edi Palokës

Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu është pasqyra më e vërtetë e kriminalizimit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës.

·      Heshtja e kryeministrit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet;

·      Heshtja e kryeministrit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja;

·      Heshtja e kryeministrit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,  i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë;

·      Heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale, flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet që mbron bandat dhe banditët që kontrollojnë sot territorin, shtetin dhe policinë.

Është kriminale sesi drejtuesit  e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.

Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.

Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar :

· për të sulmuar denoncuesin e krimit

· për të prishur provat

· për të intimiduar dëshmitarët

· për të kërcënuar gazetarët,

siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”- është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës.

Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet.

Zjarr Tv Ad