Denoncimi i Vasilit: Në kutitë e votimit në Durrës gjenden mijëra vota më shumë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat denoncoi vjedhjen e votës në Bashkinë e Durrësit.

Vasili tha se në kutitë e votimit në Durrës gjenden mijëra vota më shumë, në raport me votuesit të raportuar se kanë votuar.

Vasili: Mijëra vota në të tërë vendin janë produkt i mbushjes së paligjshme dhe kriminale i kutive të votimit dhe jo i vullnetit të shiqptarëve. Ndonëse gjithçka ka qenë në duart e tyre nuk kanë mundur të fshehin krimin elektoral që është evident dhe shumë i qartë. Në Bashkinë e Durrësit në raport me votuesit të raportuar që kanë votuar, në kutitë e votimit gjenden mijëra vota më shumë.

Sipas Vasilit këto mijëra vota janë prova se pushteti dhe kryeministri ka marrë fund dhe se shqiptarët nuk do sakrifikojnë jetën e tyre për një të vdekur politik

Vasili: Këto mijëra vota në të gjithë Shqipërinë dhe ky refuzim si akti më i lartë qytetar është prova e një pushteti dhe kryeministri që ka marrë fund. Shqiptarët nuk do sakrifikojnë jetën e tyre për një të vdekur politik, i cili vetëm shtyn arkivolin e tij politik.

 

Zjarr Tv Ad