Denoncimi/”Lleshaj gënjen për grabitjen në Rinas, ka prova”

0
9

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë të tjera detaje nga grabitja në aeroportin e Rinasit. Pëmes një postimi në “Facebook”, Berisha ndan denoncimin e një qytetari i cili shkruan se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  nuk thotë të vërtetën lidhur me njoftimin e policisë pas grabitjes.Në mesazhin e qytetarit, theksohet se e vërteta është që kinezët kanë njoftuar policinë brenda një minuti dhe për një gjë të tillë ata disponojnë edhe prova të sigurta.

“Denoncohet mashtrimi i Vasal Kimikut!

Narko policia u njoftua qe ne minuten e pare te fillimit te vjedhjes shteterore te shekullit. sb

Pershendetje dr eshte mashtrim ajo qe thot Sander Lleshaj per vonimin e njoftimit te policise per grabitesit ne aeroportin e Rinasit .E verteta eshte se kinezet kane lajmeruar policine brenda 1 minuti kjo esht 100% e sigurte dhe ata disponjone prova te sigurta per kete.ju lutem anonim”-shkruan Berisha.