Denoncimi/ “Po blihen votat, Safet Gjici në aksion për maturantët”

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, referuar mesazheve të qytetarëve denoncon atë që e quaN ” blerje masive të votave”, nga ana e PS.

Qytetarët raportojnë raste ne Kukes, Kashar e Elbasan.

STATUSI I PLOTE

“Blerje masive votash për farsën moniste antidemokratike! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!” shkruan Berisha në Fb.

  1. Përshëndetje zoti Berisha, dëshiroj të jeni mirë me shëndet. Nëse jeni i interesuar të investigoni në Bushtricë, Kukës, zoti Safet Gjici po bën superorganizime për maturantët dhe çdo gjë gratis; mjafton pjesëmarrja dhe për gjërat e tjera merret Safeti. Ah sikur të isha unë maturant i këtij viti, por çfarë t’i bësh!
  2. Mirëmëngjes! Më fal për shqetësimin, por e kemi për detyrë, këtu në Kashar ka filluar të afrojnë nga 50ë mijë lekë të vjetra për çdo votues. Respekte.

III. Doja t’ju informoja se sot më datë 25 qeshor 2019, në të gjithë institucionet e shëndetësisë në Elbasan janë shpërndarë formularë për çdo punonjës në të cilin përmban hapësira boshe për të shkruar të dhënat e pjesëtarëve të familjes së tyre, që do të votojnë dhe do të dorëzohet në drejtoritë përkatëse ku punojnë. Për ta bërë më të thjeshtë këtë informacion, na u dhanë në formë kërcënuese “vetëkuptuese” .

 

Zjarr Tv Ad