Denoncon bashkëfshataren e saj,gruaja nga Fieri:”Më qëlloi me gur në kokë”

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr mes dy grave ka ndodhur këtë mëngjes në një fshat të Fierit.

\Në fshatin Hasturkaj, 46-vjeçarja F.N ka qëlluar me gurë në kokë bashkëfshataren e saj D.K. 56 vjeçe.

Kjo e fundit ka shkuar me plagë në kokë në spital dhe aty ka treguar se ka pasur një sherr për motive të dobëta me 46-vjeçaren, e cila tashmë është prangosur nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, njofton policia.

Nuk dihet ende nëse gratë kanë pasur sherre me njëra-tjetrën edhe më herët, ndëra veçantia e ngjarjes ka tërhequr vëmendjen.

Zjarr Tv Ad