Depozitohet sot ankimimi kundër sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokatët e presidentit “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi do të ankimojë sot vendimin për sekuestrimin e pronave marrë më 1 gusht nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ankimimi do të dorëzohet sot në orën 14: 15 minuta. Mes 26 pronave të sekuestruara janë dhe dy televizionet “Ora” dhe “Ora News”.

Ndërkohë, më herët avokatët e z. Ndroqi kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me procesion e sekuestrimit.

Avokatët e sipërmarrësit, Ylli Ndroqi, kanë rrëzuar me argumente dhe me dokumente akuzat e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, duke evidentuar parregullsi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.

Ata kanë pohuar se Ylli Ndroqit i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor.

Sipas avokatëve, hetimet nga polica e shtetit, kanë zgjatur rreth 18 muaj nën drejtimin e prokuroreve te SPAK, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para presidentit të republikës. Pra vetëm 8 muaj më parë.

“Këto hetime janë të paligjshme nga policia e shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë. Rezulton se një pjese e pasurive të vena nën sekuestro nuk janë në pronësi të z Ndroqi. Edhe ato që janë në pronësi të tij janë krejtësisht të krijuara me burime të ligjshme” – nënvizojnë avokatët.

Zjarr Tv Ad