Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje dhe aktorja Adriana Matoshi ka treguar sesi policia i shkoi në shtëpi nga ankesa e fqinjës së saj për qenin që ajo mban.
Ajo përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka thënë se të gjithë e duan qenin e saj, përveç gruas në fjalë.
“Kojshikja jonë e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikës tem 9 vjeçe i ka thon që kom me ta PRE qenin”, shkruan Matoshi ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:
Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane!
Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje!
Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.
Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin.
Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme…
Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!
Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme?
Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve.