Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë deputeti i PD Edi Paloka për të folur rreth protestës së 7 korrikut, të thirrur nga Sali Berisha.
I pyetur në lidhje me deputetët e Bashës që do i bashkohen protestës së nesërme, ai tha janë treguar të mençur ndërsa dyshoi nëse pjesëmarrja e tyre mund të ketë qëllime të tjera. Kjo gje sipas tij do të kuptohet pas protestës.
Paloka: Tek ky grup që ju thoni që janë mbështetës të Bashës, nuk është ashtu se brenda grupit ka grupime. Fakti që pjesa me e madhe pro Bashës, jamë treguar të mençur nëse nuk e kanë bërë me arsye të tjera. Të tjerët kanë ndërmarrë pavarësisht nga qëllimi.
6 organizata ndërkombëtare i dërgojnë letër Edi Ramës: Jemi të shqetësuar për përplasjen e kryeministrit me gazetarët, hiqni menjëherë kufizimin! Nuk mundet një deputet i PD të mos marrë pjese në një protestë ku kërkohet largimi një qeverie, do ishte vetëvrasje politike për këdo. Do të shohim si do të sillen në të ardhmen për të kuptuar qëllimin real të tyre.
Është një front, jo vetëm partitë poltike, jo vetëm LSI, jemi në koalicion, jemi pjese e opozitës politike. Behet fjalë për shumë më tepër se kaq. Pra kemi një front që sigurisht synimi kryesor për të rrëzuar qeverinë do të zgjerohet edhe më shumë
Qytetarët ndihen të vjedhur, të grabitur por edhe të poshtëruar. Me zemër do të donin të ishin të gjithë shqiptarët. Është ndër më të mëdhajat. Është pak e papështatshme për shkak të motit.