Deputetet e PD ‘bashkojnë forcat’ për t’iu kthyer Ballës, Tabaku: Drejtuesi i SPAK duhet të jetë i pavarur! Duma: Ato që bëni vetë ‘ua vishni’ të tjerëve

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetet e PD-së, Jordia Tabaku dhe Grida Duma i janë përgjigjur deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla tha se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte një prokuror KÇK që e riktheu atë sërish në detyrë. Balla tha se vetingu tashmë e ka shkarkuar atë nga detyra.

Ndërkohë Duma kërkoi replikë nga vendi ku tha se ky popull nuk është idiot dhe se të gjithë e kuptojnë kur veprimet personale ua transmetoni të tjerëve dhe gjeni fajtorin. Tabaku nga ana tjetër ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjes së drejtuesit të SPAK pa ndërhyrë mazhoranca dhe gjithashtu për detyrën që ka vendi ynë për të mbështetur Kosovën.

Tabaku: Kjo dakordësia është pak e ekzagjeruar. Unë ju drejtova krahëve të politikës që sot janë vendimmarrës, për ti larguar duart nga SPAK. Biem dakord që PS nuk duhet të ndërhyjë në drejtuesin e ri të SPAK. Duhet që të jetë drejtues i pavarur. Biem dakord gjithashtu për mbështetjen e Kosovës, qoftë për vizat qoftë për Këshillin e Evropës.

Duma: The që disa bëjnë analistin e opinionistin, në fakt pikërisht atë që bëni vetë ua vishni të tjerëve. Është e udhës t’iu them që s’kam bërë asnjë reagim për rastin. E di shumë mirë se në çfarë nivelesh ka shkuar niveli i politikës prej jush! Tani ju pyes, ju që nuk bëni vetëm politikanin por bëni dhe predikuesit, ju kujtoni se do i kaloni përgjegjësisë të vendimmarrjeve se jeni idiotë, qeverisemi nga idiotë. Në këto kushte zotërinj, po ata që filmonin a ishin idiotë, ata dy policët me skafe ça ishin? Ishin idiotë. E pra, po populli nuk është idiot.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, në përgjigje ndaj Grida Dumë si është rikthyer edhe një herë tragjedisë së Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje me skaf nga një efektiv policie teksa po lahej në breg.

Duma kërkoi që të mbahej një minutë heshtje, ndërsa Balla tha se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte një prokuror KÇK që e riktheu atë sërish në detyrë. Balla tha se vetingu tashmë e ka shkarkuar atë nga detyra.

Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit. Për çdo qytetar shqiptare, nuk ishte aksidenti por kush e kreu atë aksident. Nuk e kreu një pushues i zakonshëm por një punonjës policie. Natyrshëm për atë lloj tragjedia as edhe sot unë personalisht nuk gjen dot fjalë të japin ngushëllim. Një element nga ajo tragjedi duhet të risillet në vëmendje sot dhe që të bëjë me një fakt që ky personi se kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e policisë së shtetit e kishin përjashtuar dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK-së, e riktheu në polici të shtetit.

Prandaj unë mendoj se kur flasim kur marrim për sipër edhe gjyqtarin edhe prokurorin edhe gazetarin duhet ti marrim faktet një për një. Këtu duhet të kuptojmë sa e rëndësishëm ishte Reforma në Drejtësi. Që një idiot që flaket nga policia e Shtetit, gjen një idiot tjetër dhe rikthehet në polici. Këtu biem të gjithë dakord që vazhdojmë ta mbështesim reformë në drejtësi me qëllim që të godasim sa më shumë individë brenda sistemit të drejtësisë. Atë prokuror që ka rikthyer atë individin, e ka fshirë vettingu. Kjo është gjë e mirë.’,  tha Balla.

Zjarr Tv Ad