Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me foton e publikuar të Enver Hoxhës që uroi ditën e djeshme deputeti socialist Bujar Çela.
Alibeaj në fjalën e tij shprehet:
“Evokimi i figurës ë diktatorit nga një ligjvënës nuk është thjeshtë shkelja e Kodit të Sjelljes, por më tepër, nevojën për të bërë një orë e më parë, urgjente dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër dhe të kolegëve do të kërkojmë në këshillin e etikës së parlamentit marrjen e masave ndaj deputetit, si një detyrim moral më tepër. Ajo që unë dhe kolegët i kemi propozuar kryetari është që PD të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Janë bërë shumë përpjekje, por jemi prapë në këtë situatë ku nuk është arritur në një rezultat konkret.
Një paketë ligjore që do të fokusojë dekomunistizimin, shpërblimin e të dënuarve, ndëshkim,in dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes janë synimet tona të kësaj pakete. Edhe mbi të gjitha për ndëhskimin në aspektin moral. Tek e fundit është prova më e gjallë, PS është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës. Nga ngjarja e djeshme është edhe një detyrim moral dhe politik i yni,” u shpreh Alibeaj.