Deputetët e PD sherr në polici/ Noka: Kupola e policisë si një tufë ‘derrash’, kishin orarin të zhgrryheshin

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa prej 20 protestuesve të shoqëruar nga policia janë arrestuar mbrëmjen e sotme, për dhunimin e ambienteve publike. Nga kamerat e sigurisë disa prej të shoqëruarve kanë rezultuar të jenë pikërisht personat që kanë kryer akte dhune gjatë protestës dhe janë arrestuar.

Deputeti i PD-së Flamur Noka pasi doli nga Drejtoria e Policisë tha se numri i protestuesve të arrestuar është 7.
Ai tha ndër të tjera se policët e krerët e tyre i kanë gjetur duke konsumuar uiski e vodka.

“E gjithë kupola e policisë la deputetët 1 orë këtu pa përgjigje. Menduam se kishin punë, por kur u ngjitëm sipër çfarë gjetëm? Kupola e drejtorisë, drejtrorë e vartës i gjetëm si një tufë derrash të zhgërryer në uiski, vodka dhe red bull. Kemi pamje filmike se si janë dhunuar të ndaluarit”,- tha Noka.

Një nga prindërit e njërit prej protestuesve të shoqëruar tha se djali i tij është me probleme mendore.

“Djalin ma kanë marrë sot në orën 5 e gjysmë. Po ka qenë në protestë. Djali im është invalid me çrregullime mendore”, tha ai.

 

 

Zjarr Tv Ad