Edhe pak minuta mbeten nga fillimi i mbledhjes së grupit parlamentar të PS, që siç është lajmëruar më herët do të zhvillohet në Elbasan në orën 16:00.
Siç shihet nga fotot shumica e deputetëve të PS janë mbledhur grumbull, ca me maska e ca pa maska, dhe janë në pritje të kryeministrit Edi Rama, i cili deri më tani nuk duket asgjëkundi.
Gjatë mbledhjes Rama do të japë porositë e tij për nisjen e fushatës elektorale.
Në fokus të takimit do të jetë Asambleja e PS, dhe se si ajo të zhvillohet në kushte pandemie.
Sot gjithashtu do të diskutohet organizimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme. Socialistët do të informohen edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kujtojmë se edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka thënë në herët se për Asamblenë, ku dhe si do të zhvillohet, do të diskutohet ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PS.